Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është bashkuar udhëheqësve të tjerë botërorë, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Thirrja e Kurtit vjen një ditë pasi nënpresidetja amerikane, Kamala Harris, kërkoi që Izraeli dhe Hamasi të arrinin një armëpushim dhe që Izraeli të gjente mënyra që do të mundësonin dërgimin e më shumë ndihmave në Rripin e Gazës.
“I bashkohen nënpresidentes amerikane, Kamala Harris, dhe udhëheqësve të tjerë botërorë në thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare. Vdekjet e civilëve dhe vuajtjet në këto muaj që nga sulmi terrorist i Hamasit janë një thirrje urgjente për veprim të menjëhershëm dhe vendimtar”, shkroi Kurti në X.
I join ???????? @VP Kamala Harris & other world leaders in calling for an immediate ceasefire in Gaza, the hostages' release and increased humanitarian aid. The civilian deaths and suffering in the months since Hamas's terrorist attack are an urgent call for swift & decisive action. (A2 Televizion)
— Albin Kurti (@albinkurti) March 5, 2024