Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Armëpushimi dështoi, Hamasi: Nuk e dimë sa pengje janë ende gjallë

Nga A2 CNN
4 Mars 2024, 16:45 | Bota

Armëpushimi dështoi, Hamasi: Nuk e dimë sa pengje janë ende

“Nuk e dimë sa pengje janë ende gjallë.” Kështu ka deklaruar, në një intervistë për BBC, një zyrtar politik i Hamasit, Basim Naim.

Kjo është arsyeja, sipas tij, se përse organizata nuk mund t’i sigurojë Izraelit një listë të pengjeve që janë ende të gjallë.

Në intervistë, Naimi thotë se deri më tani nuk është paraqitur asnjë listë: teknikisht dhe praktikisht është e pamundur të dihet saktësisht se kush është ende gjallë, kush ka vdekur nga bastisjet izraelite “apo nga uria për shkak të bllokadës izraelite”.

Naim deklaroi se pengjet janë në zona të ndryshme, në duar të grupeve të ndryshme, duke shtuar se armëpushimin e kërkoi për të mbledhur informacion.

Kujtojmë se dështimi i vendosjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit ishte mungesa e delegacionit të Izraelit në bisedimet në Kajro.

Një zyrtar izraelit i tha medias Times of Israel, se Hamasi refuzoi të dorëzonte listën e pengjeve të gjallë dhe të tregonte se sa të burgosur palestinezë duhet të lirojë Izraeli për çdo peng të liruar, ashtu siç edhe është kërkuar nga izraelitët.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi