Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

“A jemi të barabartë apo jo?” Europa Lindore kundër Mark Rutte si shef i ri i NATO-s

Nga Erjon Dervishi
4 Mars 2024, 13:06 | Bota

Dy dekada pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO-s, vendet e Europës Lindore kanë frikë se nuk do të merren në konsideratë kandidaturat për kreun e ri të aleancës veriatlantike.

Emërimi i mundshëm i kryeministrit holandez Mark Rutte si kreu i ri i NATO-s, këtë verë, mund të ketë marrë miratimin e Uashingtonit, Londrës, Parisit dhe Berlinit, duke i mënjanuar kandidaturat nga vendet e Europës Lindore.

"Çfarë besueshmërie morale ka ky djalë?", tha ish-presidenti estonez Toomas Hendrik Ilves, duke vënë në dukje dështimin e Holandës për të përmbushur angazhimin e saj të NATO-s për të shpenzuar 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen gjatë 13 viteve të Rutte si kryeministër.

Pretendentë të tjerë për pozicionin përfshinin presidentin rumun, Klaus Iohannis, qeveria e të cilit njoftoi NATO-n për kandidaturën e tij të mundshme në shkurt dhe kryeministren estoneze KajaKallas, e cila nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë, por ka shprehur interes vitin e kaluar.

“A jemi të barabartë apo nuk jemi të barabartë?, deklaroi Kallas për Politico, për sa i përket mënyrës së përzgjedhjes së kreut të ri të NATO-s. Vendet e Evropës Lindore kanë mbajtur disa nga postet kryesore të BE-së dhe NATO-s që kur pjesa më e madhe e tyre iu bashkuan dy institucioneve në vitin 2004. Në Estoni, Lituani dhe Letoni, zyrtarë të lartë besojnë se fuqitë e mëdha në Evropën Perëndimore ende kanë një paragjykim të padrejtë kundër tyre, veçanërisht duke pasur parasysh pozicionet e tyre të ashpra ndaj Rusisë pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës.

Përveç emërimit të NATO-s, që pritet të bëhet nga samiti i liderëve në Uashington këtë verë, pozicionet kryesore të BE-së do të rishpërndahen këtë vit pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në qershor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë