Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Marrin deri në 2500 euro në muaj, Zvicra votoi për shtimin e pensioneve

Nga A2 CNN
4 Mars 2024, 08:11 | Bota

Marrin deri në 2500 euro në muaj, Zvicra votoi për shtimin e

Votuesit zviceranë i kanë dhënë vetes një muaj pension shtesë çdo vit, në një referendum mbarëkombëtar që e kishte fokusin te standardet e jetesës për të moshuarit.

Qeveria e kishte kundërshtuar këtë referendum me pretendimin se rritja e pagesave do të ishte shumë e shtrenjtë për t'u përballuar.

Por pothuajse 60% e votuesve thanë po në sondazhin e së dielës. Në pyetjen e dytë të këtij referendumi, 75% e tyre kundërshtuan rritjen e moshës së pensionit nga 65 në 66.

Pensioni maksimal mujor shtetëror është 2550 €, por shumë të moshuar shprehen se kjo shifër nuk mjafton sidomos në qytetet kryesore si Zyrihu dhe Gjeneva, të cilat kanë kostot më të larta të jetesës në botë.

Primet e sigurimit shëndetësor, të cilat janë të detyrueshme për të gjithë, janë rritur me shpejtësi dhe të moshuarit ndonjëherë kanë vështirësi t'i paguajnë ato.

Gratë që mund të kenë pasur pushime nga puna për të krijuar një familje dhe emigrantët e rekrutuar dekada më parë për të punuar në fabrika, restorante ose spitale zvicerane, mund ta kenë veçanërisht të vështirë për të përballuar jetesën.

Propozimi për rritjen e pensioneve erdhi nga sindikatat, por u kundërshtua nga qeveria zvicerane, parlamenti dhe drejtuesit e biznesit, të cilët argumentuan se ishte e papërballueshme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi