Telashe për Biden, konsiderohet tepër i vjetër për të drejtuar dhe nga votuesit e tij

Nga A2 CNN
4 Mars 2024, 06:57 | Bota

Telashe për Biden, konsiderohet tepër i vjetër për të

Një sondazh i kryer nga "New York Times" tregon se votuesit e Partisë Demokratike të SHBA-së janë gjithnjë e më të shqetësuar për moshën e thyer të presidentit Joe Biden dhe dyshojnë për aftësinë e tij për të përmbushur detyrat presidenciale.

Anketa u krye midis rreth një mijë votuesve të regjistruar në bashkëpunim me Kolegjin Siena.

Sondazhi tregon se deri në 61 për qind të votuesve që mbështetën Biden në vitin 2020, tani e konsiderojnë atë "shumë të vjetër" për të qenë në gjendje të udhëheqë në mënyrë efektive vendin. 

Për 19 për qind të atyre që votuan për Biden në vitin 2020, mosha e presidentit është një problem i tillë që e pengon atë të përmbushë angazhimet e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos