Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Tërmet në Napoli, njerëzit dalin në rrugë

Nga A2 CNN
3 Mars 2024, 11:27 | Bota

Tërmet në Napoli, njerëzit dalin në rrugë

Një tërmet me magnitudë 3.4 u regjistrua në zonën e Campi Flegrei në Napoli. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej tre kilometrash dhe është ndjerë edhe në Napoli.

Sipas mediave italiane lëkundjet janë ndjerë veçanërisht në lagjet Pianura dhe Fuorigrotta dhe gjithashtu në katet e poshtme të ndërtesave. Shumë e kanë shprehur frikën e tyre në rrjetet sociale dhe në disa qendra urbane, si në Pozzuoli, ndërsa ka nga ata që kanë dalë në rrugë.

Disa tërmete me magnitudë më të vogël sërish me epiqendër në Campi Flegrei u ndjenë në zonë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani