Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

Nikki Haley korr fitoren e parë përballë Donald Trump

Nga A2 CNN
4 Mars 2024, 07:57 | Bota

Nikki Haley korr fitoren e parë përballë Donald Trump

Nikki Haley ka arritur të mundë ish-presidentin Donald Trump në zgjedhjet paraprake në garën mes republikanëve në Uashington DC. Haley, një ish-ambasadore e SHBA-së në OKB, fitoi 62.9% të votave, ndërsa Trump 33.2%.

Kjo është fitorja e saj e parë ndaj ish-presidentit në fushatën e vitit 2024 për t'u bërë kandidate presidenciale republikane.

Pak ditë më parë, Haley mori një goditje të rëndë, pasi humbi në Karolinën e Jugut, shtetin e saj të lindjes. Por ajo sërish do të mbahet mend si gruaja e parë që fiton një palë zgjedhje paraprake republikane në historinë e SHBA-së.

Trump ka një epërsi të madhe ndaj Haley dhe shifrat tregojnë se do të jetë ai që do të përballet me Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë Trump, ka dominuar në çdo zgjedhje paraprake, deri më tani, në fushatën republikane dhe është gati të fitojë më shumë delegatë këtë javë, të super të martës, kur votuesit në 15 shtete do të përcaktojnë kandidatin e tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli