Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 0%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 0%

Haradinaj sulmon Kurtin: Ka turpëruar Kosovën, ka dalë nga kontrata me NATO

Nga A2 CNN
4 Mars 2024, 13:22 | Politikë

Haradinaj sulmon Kurtin: Ka turpëruar Kosovën, ka dalë nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sulmoi sërish kryeministri Albin Kurtin duke thënë se ai e ka turpëruar vendin e tij dhe madje ka dalë nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s.

Reagimi i Haradinaj, erdhi pas hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, e cila sipas tij rrit sigurinë e Ballkanit.

“Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, që është hapur sot, është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit. Sa më afër NATO-s, jemi më të lirë e më të sigurt, por anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë Aleancë, sigurinë do ta bënte më të plotë.

E përgëzoj Shqipërinë për rreshtimin e saj të natyrshëm në këtë Aleancë, por nuk mund të mos shpreh indinjatën time të thellë për qeverinë e Albin Kurtit, e cila po e turpëron Kosovën duke dalë nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s”, shkruan Haradinaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi