Osmani në forumin diplomatik të Antalias: Zgjodhëm dialogun pavarësisht gjenocidit, Rusia do luftë në Ballkan

Nga Xhevahir Qardaku
1 Mars 2024, 21:58 | Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Forumit Diplomatik të Antalias, foli për plagën e madhe të gjenocidit dhe krimeve të luftës të kryera nga Serbia, duke thënë se përtej këtij fakti, Kosova zgjodhi rrugën e dialogut.

Gjithashtu, Osmani foli për rrezikun e Rusisë në rajon.

“Pavarësisht faktit që ne jemi fqinj me Serbinë, e cila fatkeqësisht, dhe jo vetëm sëfundmi, por për shumë kohë, është kthyer në një shtet marionetë të Rusisë, në përpjekjet për të destabilizuar pjesën tjetër të rajonit. Ju nuk mund të gjeni asnjë ndikim rus brenda Kosovës. Kjo, natyrisht, ka ndihmuar edhe në luftimin e propagandës ruse, e cila është e pamasë në rajonin tonë, sepse historikisht Rusia është përpjekur të gjejë terrene të tjera përmes të cilave mund të zgjerojë konfliktin. Dhe ata e kanë parë gjithmonë Ballkanin Perëndimor si një pjesë të asaj toke të nxehtë. Pra, ne kemi pasur herë pas here, krizë pas krize në rajon, sepse interesi i Rusisë ishte ta kthente rajonin tonë në vitet '90 kur kishte konflikte, kishte luftëra”, u shpreh Vjosa Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos