Çështja e dinarit, ambasadori amerikan: E zgjidhte asociacioni

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2024, 21:44 | Politikë

Çështja e dinarit, ambasadori amerikan: E zgjidhte asociacioni

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier në një reagim të fundit për çështjen e dinarit, u shpreh se nëse asociacioni do të ishte themeluar, kjo situatë nuk do të ndodhte dhe nuk do të krijonte problematika të reja.

Për këtë arsye, Hovenier, përsëriti edhe njëherë thirrjen drejtuar qeverisë së Kosovë që të çojë përpara procesin e themelimit të tij dhe të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Kosova do të përfitonte në mënyrë thelbësore. Do të ketë një përgjigje nëse është kushtetues apo jo, do të dihet a ka përgjegjësi ekzekutive apo jo dhe mendojmë se vetëm Gjykata mund ta japë atë vlerësim. Disa nga shqetësimet që kemi ngritur në lidhje me zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore do të ishin tejkaluar nëse do të kishim një Asociacion funksional”, tha Hovenier.

“Ne nuk po sfidojmë përgjegjësinë apo autoritetet e Bankës Qendrore. Ne nuk po përpiqemi të mbrojmë dinarin. Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk mban qëndrim se cila valutë përdoret në Kosovë, këtë e përcaktojnë autoritetet e Kosovës”, shtoi ambasadori.

Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar Kosovën dhe kanë paralajmëruar se partneriteti ndërmjet dy qeverive është dëmtuar me qasjen e saj ndaj çështjes së dinarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos