Kosova do të mbështesë Ukrainën siç ka bërë që nga dita e parë e luftës. Kështu u shpreh presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një deklaratë ëpr gazetarët pasi u prit nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri Rama.
“Që të jemi në përputhje me protokollin e samitit, ka shumë rëndësi që të japim mbështetjen tonë për Ukrainën, ashtu siç e kemi bërë që nga dita e parë, duke vendosur sanksione dhe ushtrinë ukrainase. Këtë do ta vazhdojmë ta bëjmë. Në samit do flas për hapat konkretë që Kosova po merr bashkë me aleatët”.
E pyetur nga gazetarët nëse do të kërkojë njohjen e Kosovës nga Zelensky, Osmani tha se gjithmonë e kanë kërkuar dhe është e bindur ky moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës.
“Këto janë çështje bilaterale, gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë në mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme, në gjendje lufte duke luftuar për lirinë dhe pavarësinë e saj dhe vlerat. Jam e bindur që ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”.
E pyetur për një ballafaqim me presidentin serb Vuçiç, Osmani u përgjigj: Gjithmonë kemi ballafaqime me ta se për fat të keq ata ende jetojnë me të kaluarën. (A2 Televizion)