Detaje/ U vra me armë zjarri, viktima i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020

Nga Igli Çelmeta
15 Qershor 2026, 09:37 | Kronikë

Detaje/ U vra me armë zjarri, viktima i përfshirë në

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Mirditë.

Mësohet se Valter Lleshi është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij, ndërsa trupi i pajetë është gjetur brenda në makinë.

45-vjeçari punonte si shofer te makineritë në Spaç, të cilave iu vendos tritol 2 muaj më parë, por që u pikas dhe nuk shpërtheu.

Viktima dyshohet si autor i vrasjes në vitin 2020 të një taksisiti në Rrëshen dhe njihet si lidhje e afërt e një fisi të njohur në Rrëshen, i cili ka konflikte me fise të tjera.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos