Kosova në NATO dhe BE? Hovenier: Zbatoni marrëveshjet e dialogut nëse doni anëtarësim

Nga Rosalba Bejdo
4 Mars 2024, 20:22 | Politikë

Ambasadori amerikan në Kosove, Jeffrey Hovenier, dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtine, Tomas Suniog, i bënë thirrje vendit t’i përmbushë marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë, nëse dëshiron të anëtarësohet në BE dhe në NATO. Duke folur në të njëjtën konferencë me Kurtin, “Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euroatlantik”, Hovenier tha se Kosova mund ecë përpara në rrugën evropiane vetëm përmes dialogut.

"SHBA nuk mund të vendosë se kush do të jetë shtet anëtar i BE-së. NATO e ka rolin e vet dhe duam ta avancojmë. Duam ta ndihmojmë Kosovën por edhe ajo duhet ta na ndihmojë përmes  argumenteve të mira, shmangies së rrethanave që ne na pengojnë të jemi avokatë efektivë.

Shpresa ime është që qeveria do të dëgjoj këshillat e dhëna. Asnjë shtet në botë nuk përfiton sikurse Kosova, pra është një mision i NATO-s prej 4 mijë ushtarësh për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë e këtij vendi. Bashkësia ndërkombëtare do që qartazi Kosova të avancojë në rrugën evropiane, dhe mënyra e vetme është përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Ne shpresojmë të shohim përpjekje të ripërtërira për të ecur para. Disa thonë se Serbia do të shfrytëzojë rastin që të zvarrisë progresin e Kosovës. Ajo që mund të them është strategjia më e mirë ne rrethana të tilla për Kosovën është të bëj gjithçka që mundet për të treguar vullnet të vazhdueshëm kreativitet, energji, përkushtim dhe implementim të detyrimeve te marra përsipër, në mënyrë që të eci përpara".

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli