“Masat ndaj Kosovës të pajustifikueshme”, europarlamentari: BE gaboi, Serbia është pala agresive

Nga Ideal Gola
4 Mars 2024, 20:39 | Politikë

Bashkimi Europian duhet të ndryshojë qasje ndaj dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për gazetarin e A2 CNN në Kosovë, Ideal Gola, europarlamentari Lukas Mandl, i cilësoi si gabim historik masat ndaj Kosovës, ndërsa kritikoi punën e të dërguarit të posaçëm Miroslav Lajcak. Sipas tij Serbia është pala agresive,  dhe është e gabuar që ndaj saj të merren gjithmonë vetëm masa simbolike.

Z. Mandl, faleminderit për kohën tuaj. Së fundmi, Parlamenti Evropian ka kërkuar ndryshim të qasjes ndaj dialogut mes Kosovës dhe Serbi. Çfarë mendoni se është më e rëndësishme për të ndryshuar në këtë proces?

Europarlamentari Lukas Mandl: Së fundmi, Parlamenti Evropian ka kërkuar ndryshim të qasjes ndaj dialogut mes Kosovës dhe Serbi. Çfarë mendoni se është më e rëndësishme për të ndryshuar në këtë proces? Mendoj se ndërmjetësimi i dialogut nga Bashkimi Evropian, duhet të jetë në përputhje me të gjithë partnerët pozitivë në mbarë botën, të cilët gjithashtu duhet të kontribuojnë për një të ardhme pozitive për Ballkanin Perëndimor. Dhe së dyti, duhet të jetë shumë transparent. Pra, ajo që do të prisja nga një i dërguar i posaçëm do të ishte që të udhëtonte gjatë gjithë kohës. Gjithashtu në të kaluarën kam rekomanduar që të shkojë një javë në Beograd, një javë në Prishtinë, e pastaj në Bruksel një javë për të raportuar dhe për të reflektuar. Dukej të ishte në lëvizje mes Beogradit, Prishtinës, dhe Brukselit, por edhe në zonat rurale, jo vetëm me kryeqytetet; për të ndërtuar ura.  E kam fjalën për ura substanciale mes njerëzve, ndërmjet shoqërive, dhe në këtë mënyrë edhe për të ndihmuar nivelin politik, politikëbërjen. Kjo do të ishte e nevojshme për të arritur rezultate më të mira. Kjo është ajo që unë do të prisja nga një ndërmjetësim i mirë nga ana e BE-së.

Ka kaluar një vit nga e ashtuquajtura marrëveshje historike në Bruksel. Gjërat nuk kanë ecur pozitivisht. Kush është përgjegjës për këtë dështim?

Europarlamentari Lukas Mandl: Epo, mendoj se është gjithmonë e lehtë të fajësosh njërën palë ose tjetrën. Unë mendoj. Një gjë është e qartë. Nuk është Kosova ajo që ngurron të njohë Serbinë, është Serbia ajo që ngurron të njohë Kosovën. Me këtë njëri prej partnerëve po e pengon partnerin tjetër të bëhet anëtar i organizatave ndërkombëtare nga Kombet e Bashkuara dhe të tjera. Dhe në këtë mënyrë, njëra palë po dëmton realisht perspektivat e këtij brezi dhe brezave që do të vijnë nga ana tjetër. Pra, është e qartë se është në interesin e rajonit, të prosperitetit dhe tërësisë së tij, që asnjëra palë të mos  tjetrën, siç e kemi parë në të kaluarën, por që të dyja palët vazhdojnë pozitivisht drejt një të ardhme bashkëpunimi më shumë sesa konfrontimi. Konfrontimi dëmton perspektivat e njerëzve të rregullt. Kjo është ajo që them gjithmonë. Dhesë dyti, unë gjithmonë pretendoj se Serbia mund të jetë motori ekonomik i Ballkanit Perëndimor. Është vendi më i madh i rajoni. Gjysma e prodhimit te brendshëm bruto në rajon vjen nga Serbia. Por në vend që të bashkëpunojë, çka do të sillte përfitime për të gjithë  qeveria serbe sillet në mënyrë agresive ndaj fqinjëve. Kjo është e gabuar. Kështu që nuk dua të fajësoj askënd, por dua të japë rekomandime për të ardhmen. Nuk dua të mbetem tek e shkuara. Dua të rekomandoj, veçanërisht palën serbe, të bëjë atë që është më e mira për popullin e Serbisë, rajonit dhe Europës. Dhe kjo do të thotë të shkosh mirë me fqinjët.

Ka kaluar një muaj që kur kemi një vendim për dinarin serb. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po e kritikojnë Kosovën për këtë vendim. Si e keni parë?

Europarlamentari Lukas Mandl: Mendoj se mbase secila palë duhet të ketë prioritetet e duhura dhe të fokusohet në gjërat më të rëndësishme. Natyrisht, nga ana e qeverisë serbe ka herë pas here përpjekje për të përdorur apo keqpërdorur çështjet, për t'u sjellë në mënyrë agresive ndaj palës tjetër, për ta fyer atë dhe kështu me radhë. Por unë mendoj se secili prej nesh duhet të vendosë nëse do të luajë lojëra apo nëse jo. Dhe unë rekomandoj shumë që të mos luajnë lojëra, por t'i përmbahen reformave të brendshme, natyrisht, në emër të popullit. Gjithashtu është e nevojshme që palët  t'i përmbahen partneriteteve pozitive në mbarë botën për Kosovën. Kosova ka miq dhe kjo është shumë pozitive. Ka partnerë për Kosovën çka është shumë pozitive. Dhe bashkë me këta partnerë, duhet të trajtohen përpjekjet e Serbisë për ta mërzitur Kosovën. 

Ka sanksione për Kosovën ndërsa Serbia mbetet e pandëshkuar passulmit në Banjskë. Pse ndodhi kjo?

Europarlamentari Lukas Mandl: Sinqerisht, nuk mund ta besoja kur dëgjova për herë të parë vendimin e Komisionit Evropian se duhet të merren masa për Kosovën. Ky është një vendim i gabuar. Kjo është kundër historisë. Nuk justifikohet dhe nuk dëmton askënd përveç njerëzve të zakonshëm në jetën e përditshme, bizneseve të vogla, shoqërisë civile, është thjesht e gabuar. Dhe duke pasur parasysh faktin se masat ndaj Serbisë janë të vogla dhe mbeten simbolike gjatë gjithë kohës, edhe kur ka sjellje agresive nga pala serbe. Është absolutisht e gabuar. Si eruoparlamentar e  kundërshtoj fuqishëm këtë vendim për marrjen e masave ndaj  Kosovës. 

Prishtina ka ngritur akuza ndaj Bashkimit Evropian se nuk ka qenë neutral. Mendoni se qëndron kjo akuzë?

Europarlamentari Lukas Mandl: Për shkak të gjithçkaje që thashë më parë uroj që të ketë një ndërmjetësim më të mirë dhe përgjithësisht një përshkrim më të mirë të punës që duhet të bëjë i  dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Pra, përgjigja është e qartë ,se nuk mendoj se është bërë siç duhet në të kaluarën.

E fundit. A mendoni se ka përfshirje të Rusisë në rritjen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?   Europarlamentari Lukas Mandl: Po.

Faleminderit shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos