Shkurte Fezja me “Mora fjalë” dhe Ilir Shaqiri këndojnë në Kuvendin e Kosovës në nder të UÇK-së (VIDEO)

Nga A2 CNN
5 Mars 2024, 12:43 | Politikë

Shkurte Fezja me “Mora fjalë” dhe Ilir Shaqiri

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur ditën e sotme seancë solemne, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.

Në këtë seancë ka pasur të ftuar special, pasi u janë bashkuar Shkurte Fezja dhe Ilir Shaqiri.

Dyshja kënduan 2 këngë shumë të njohura që këndohet nga mbarëshqiptaria, për nder të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së. Shaqiri performoi këngën e tij të njohur “Sërish vjen marsi” e ndërsa Shkurte Fezja “Mora Fjalë”.

Manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” fillon më 5 mars dhe përfundon më 7 me ndezjen e zjarreve në Prekaz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos