“Rusia punon për Serbinë” Kanin: Përdor Ballkanin për të destabilizuar SHBA dhe BE

Nga Rosalba Bejdo
5 Mars 2024, 21:03 | Politikë

Çështja e dinarit lidhet ngushtë me sovranitetin dhe mbrojtjen e tij. Kështu mendon David Kanin, profesor për Studime Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, i cili flet ekskluzivisht për Ditarin e Kosovës. Ai thotë se vendimi për të ndaluar monedhën serbe, bëri ndërkombëtarët të harrojnë Banjskën duke e kanalizuar zemërimin te kryeministri Kurti. Eksperti ka dyshime që normalizimi mes dy vendeve mund të ndodhë me qasjen aktuale, teksa perëndimi përpiqet të imponojë zgjidhje jo efikase. Ai thekson se Rusia po përdor Ballkanin për të dobësuar SHBA dhe BE, por mendon se raportet mes Boegradit dhe Moskës janë më të ndërlikuara nga sa mendohet.

Intervista e plotë e David Kanin

Zoti Kanin kënaqësi t’ju kemi në këtë intervistë. Faleminderit për kohën tuaj!

Si i shihni tensionet mes Kosovës e Serbisë lidhur me dinarin serb? Kosova por refuzon diskutimet politike lidhur me çështjen. A jo duket i drejtë ky vendim dhe gjithashtu kritikat e forta nga BE e SHBA?

David Kanin: E gjithë çështja mes Kosovës dhe Serbisë lidhet me problemin statusit. Gjithçka është e fokusuar tek kjo. Çfarëdo që ndodh lidhet me këtë për sa i përket palëve të përfshira. Duke vendosur ndalimin e qarkullimit të dinarit në veri, kryeministri Kurti po mbron sovranitetin kosovar. Duke e refuzuar atë, Serbia po refuzon sovranitetin e Kosovës. Por përveç kësaj, masa i ndërlikon përpjekjet serbe për të vijuar dhënien e pagave dhe të mbështesë popullsinë serbe në veri të Kosovës që nuk dëshiron të jetë në Kosovë por dëshiron të jetë në Serbi. 

Në Kosovë ka pasur akuza ndaj BE se nuk po tregohet neutrale në procesin e dialogut, duke konsideruar faktin që Serbia mbetet e pandëshkuar për sulmin në Banjskë, ndërsa Kosova është nën sanksione. A mendoni se qëndrojnë?

David Kanin: Serbia ka pasur një avantazh që nga arritja e marrëveshjes së dialogut të vitit 2013.Kjo ishte shumë e keqe për Kosovën dhe Kurti e di që paraardhësit e tij nuk kanë bërë gjë për këtë.  Dhe kështu për Vuçiç nuk është e vështirë që në shumicën e rrethanave të  arrijë të dalë mbi palën kosovare sepse Serbia është në një pozitë thelbësisht më të favorshme tani. Kur ndodhi sulmi i armatosur në Banjskë në muajin shtator të vitit të kaluar, bëhej fjalë për një përjashtim, që dëmtoi serbët dhe dëmtoi Vuçiçin. Por ndalimi i dinarit tani po ndihmon ndërkombëtarët të harrojnë zemërimin që kishin me serbët në shtator, dhe të kujtojnë se janë më të  zemëruar me Kurtin. Pra, Vuçiç ka avantazhin që ka BE-në në anën e tij për këtë çështje dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu. Kurti e di se amerikanëve dhe evropianëve nuk do t'u pëlqejë ajo që ai bën, por duke qenë se e di rëndësinë e gjithë kësaj për sovranitetin e Kosovës, a gjithsesi po e bën. 

Një vit pas marrëveshjes së Ohrit Kosova e Serbia janë shumë larg normalizimit, çfarë po shkon keq në opinionin tuja?

David Kanin: Nëse pyetja shtrohet për normalizimin, nuk mendoj se termi normalizim i përshtatet vërtet asaj që do të ndodhë atje. Mendoj se të dyja palët e kuptojnë se kanë qëndrime thelbësisht të ndryshme për çështjen e statusit, dhe për rrjedhojë çdo përpjekje për t’i bërë palët të pranojnë kompromisin do të detyrojë ato të shohin se çfarë është në avantazhin e tyre; duke i hedhur sytë tek modelet që ekzistojnë. Kjo nuk vlen vetëm vetëm me Kosovën, por edhe për Ukrainën dhe pjesë të tjera të botës. . Po shohim tani, se edhe në Lindjen e Mesme perëndimi po përpiqet të detyrojë palët e përfshira në konflikt të bëjnë lëshime ndaj  kundërshtarëve të tyre. Kështu ndodhi në Minsk në vitin 2014. Ndodhi me marrëveshjen e Dejtonit. Kjo ka ndodhur disa herë që nga ajo kohë, duke përfshirë dialogun në 2013. Dhe kjo është ajo që amerikanët dhe evropianët po përpiqen të bëjnë këtu.  

Revista Time raportoi se Serbia po përgatiste një luftë në Kosovë pas sulmit në Banjskë dhe SHBA e ndali. A mendoni se kjo ka ndodhur vërtet?

David Kanin: Nuk mendoj se kjo ishte ajo që ndodhi në Banjskë. Nuk mendoj se Serbia kishte ndërmend të niste një luftë. Është ende në pikëpyetje. Pikëpamja e përgjithshme është se Vuçiç qëndron pas Banjskës, po unë mendoj se edhe kjo është ende në pikëpyetje. Unë mendoj se me siguri janë përfshirë shërbimet ushtarake dhe të sigurisë serbe dhe pjesë të qeverisë. Por qëndrimi i Vuçiçit ishte më i paqartë lidhur me këtë. Unë nuk besoj se synimi ishte të fillohej një luftë. Mendoj se sulmi ishte një provokim bashkë me ato që ndodhën ditët në vijim…që çimentoi  ndryshimin e situatës politike dhe të sigurisë në veri të Ibrit me atë në jug të tij…Dhe unë mendoj se mund të ketë pasur edhe marrëveshje biznesi informale tregtare dhe financiare të përfshira me këtë. Pra, nuk mendoj se ishte aq e thjeshtë sa Serbia të dëshironte të fillonte një luftë me Kosovën. Dhe prandaj nuk besoj se Shtetet e Bashkuara e ndaluan luftën sepse nuk besoj se ka pasur një luftë që do të ndodhte në radhë të parë.  

Kosova konsideron alarmuese garën e armatimit në Serbi me ndihmën e Rusisë. A shihni qëllime të këqija në këtë?

David Kanin: Sigurisht që rusët janë në anën serbe. Përfshirja ruse në këtë aspekt  është, sipas meje, dytësore. Ata nuk janë aq me ndikim dërrmues sa thonë disa. Marrëdhëniet e tyre me serbët janë më të komplikuara sesa mendohet apo besohet. Pra, rusët përfitojnë nga çdo ndarje në perëndim. Ata përfitojnë edhe nga shpërqendrimi ynë nga Ukraina dhe Gaza, nga çdo gjë që ndodh në Ballkan. Mendimi im është se perëndimi thjesht dëshiron që Ballkani të jetë i qetë këtë vit për shkak të gjithçkaje tjetër po ndodh në pjesë të tjera të botës. Për rusët, çdo gjë që shpërqendron amerikanët dhe evropianët, çdo gjë që i ndan ata, çdo gjë që gjithashtu krijon vështirësi për evropianët dhe amerikanët në Ballkan apo pjesë të tjera të botës, i ndihmon ata të bëjnë atë që duan të bëjnë në Ukrainë dhe gjithashtu i ndihmon ata të rrisin ndikimin e tyre në pjesë të tjera të botës.   

Rusia po bëhet më përfshihet në Ballkanin Perëndimor a mendoni se do të rrezikojë rajoni lidhur me zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë?

David Kanin: Nëse po pyesni për komentin rus mbi rreziqet e hyrjes së Perëndimit në Ukrainë, nuk mendoj se kjo ka një ndikim të madh në Ballkanin Perëndimor. Mendoj se kjo është si përgjigje ndaj ndarjeve mes evropianëve. Lidhur me deklaratën e Macron për hyrjen e trupave tokësorë. Ishte e lehtë për rusët të lëshonin një kërcënim që ata e dinë se nuk do të duhet ta zbatojnë në Ballkan. Ndikimi i kësaj, për mendimin tim, është se Rusia po tregohet e fortë, ndërsa perëndimi i përçarë. Ka një politikan në Bullgari, që sa po ka krijuar një parti të quajtur Partia e qendrës dhe po komenton botën. Ai tha se krahu i djathtë i Amerikës, Rusia është e fortë, Kina është e mençur dhe Evropa është gjithashtu. Mendoj se ishte në rregull, e kënaqshme ose diçka e tillë. Ai foli gjithashtu për forcën turke. Kështu që të gjithë në rajon po shohin pozicionin qe kanë fuqitë e ndryshme botërore. Unë mendoj se ajo që po ndodh në Ukrainë, apo në Gaza po punon kundër besueshmërisë perëndimore dhe në favor të besueshmërisë ruse.  

Si e shihni situatën në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor?

David Kanin: Asgjë nuk është vendosur, siç e dini. Ishte shumë e qartë që në fillim se Bosnja, Kosova dhe deri diku Maqedonia do të ishin zonat e rrezikut pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Kështu mbetet edhe tani. Maqedonia, tani Maqedonia e Veriut është ajo që bën dallim. Zgjidhja erdhi për arsye specifike që përfshinin suksesin e vendasve për të trajtuar situatën me ndërmjetësimin perëndimor, jo me imponimin perëndimor. Në Bosnje dhe Kosovë nuk ka qenë kështu. Përpjekjet e SHBA dhe Europës për të imponuar lloje të ndryshme normalizimi njohin leksikun e zakonshëm. Demokraci, shtet ligjor, transparencë. Të gjitha këto shërbejnë për të vërtetuar se edhe një herë amerikanët dhe evropianët ruajnë lidershipin, se e vetmja zgjidhje mund të jetë ajo nga perëndimi. Kjo, për mendimin tim, nuk është një strategji shumë e mirë. Ka funksionuar shumë dobët për 35 vitet e fundit, vazhdon të mos funksionojë. Do të ketë tensione të vazhdueshme në Bosnje dhe në Kosovë dhe ndoshta edhe në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, të cilat nuk do të zgjidhen nga të huajt, ndonjë prej tyre, ose së bashku ose veçmas. Ato mund të zgjidhen vetëm me marrëveshje të vështira të arritura mes vendasve. Nuk është bërë në Bosnje apo Kosovë. Më vjen keq. Sa i përket Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, duhet të kisha specifikuar se ishte mosmarrëveshja greke maqedonase ajo që u zgjidh, jo, mosmarrëveshja maqedonase dhe bullgare. Pra, nëse liderët lokalë nuk janë në gjendje të arrijnë vetë marrëveshje, sipas mendimit tim, tensionet do të vazhdojnë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos