Mazhoranca dhe opozita janë shprehur të gatshëm për të shkuar në zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme. Në këtë qëndrim duket se është pajtuar dhe Mimoza Kusari Lila, shefe e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila dha këtë përgjigje pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit.
“Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e konsideroi të domosdoshme, ndërprerjen e qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, pasi siç tha ai, duhet ndaluar dëmi që po i bëhet vendit”, tha Mimoza Kusari Lila, shefe e grupit parlamentar e VV.
“Idenë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e mbështetën edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, u shpreh Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar i PDK-së.
Në të njëjtën linjë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që është forca politike më e zëshme në kërkim të zgjedhjeve të parakohshme”, tha Arbën Gashi, shef i grupit parlamentar i LDK.
“Pavarësisht gatishmërisë nga të gjitha palët, nuk ka gjasa për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, tha Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar i AAK.
Nga Vetëvendosje, por edhe kryeministri Albin Kurti kanë theksuar vazhdimisht se mandati aktual do të çohet deri në fund. Nëse nuk dorëhiqet qeveria, zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund të mbahen në nisje të vitit 2025. (A2 Televizion)