I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë turit të tij në Kosovë, zhvilloi dhe një vizitë në Manastirin e Deçanit.
Gjatë kësaj vizite, zyrtare i lartë amerikan, shoqërohej nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Vizita e tij në Manastir vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Albin Kurti i kërkoi Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi pronat e këtij Manastiri.
Escobar, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit, ishte një hap i domosdoshëm. (A2 Televizion)