Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 0%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 0%

Kërcënimet e “Arinjve...”, ekspertët: Propagandë, por Kosova duhet të tregohet e kujdesshme

Nga Ideal Gola
15 Mars 2024, 22:04 | Aktualitet

Kërcënimet ndaj Kosovës te mercenarëve serbë që po luftojnë në kundër forcave ukrainase nuk i kanë befasuar ekspertët e sigurisë në Prishtinë. Megjithëse nuk shohin ndonjë rrezik të drejtpërdrejt nga “Arinjtë e Permit”, këshillohet që institucionet e sigurisë të jenë sy çelë.

“Nuk është një rrezik kështu shumë i madh prej tyre por duhet vepruar me kohë me qëllim të parandalimit të veprimit të tyre ngase ata kanë dërguar kërcënime të mëhershme dhe janë munduar të infiltrohen”, tha Nuredin Ibishi, Ekspert i Sigurisë.

“Këto janë propaganda që kanë qenë edhe më përpara dhe që vazhdojnë të jenë qysh prej vitit 2014 dhe për Republikën e Kosovës të atyre mercënarëve ose grupeve paramilitare nuk paraqesin as më të voglin rrezik në aspektin e sigurisë për Repbulikën e Kosovës”, u shpreh Arben Dashevci, Ekspert i Sigurisë.

Rreziku më i madh prej grupeve të tilla shihet tek shfrytëzimi i tyre si në rastin e Banjskës më 24 shtator të vitit të kaluar.

“Duhet të kenë parasysh mundsinë që ata mund të përdoren si grupe paramilitare çfarë është munduar edhe në grupin e datës 24 shtatorit të bëjë Vuçici një luftë hibride në Kosovë që edhe në të ardhmen të jenë kërcënim për një veprim të tillë”, u shpreh Ibishi.

Vullnetarët serbe që po luftojnë krah rusëve përmes një video thanë se pasi të mposhtin “fashistët” e NATO-s do të kthehen në Kosovë për të marr tokat e tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi