Kosova forcon ushtrinë, vijnë 15 kamionët gjermanë, ministri i Mbrojtjes i teston

Nga A2 CNN
11 Prill 2024, 19:48 | Aktualitet

Forca e Sigurisë e Kosovës pranoi të enjten një donacion prej pesë kamionësh ushtarakë tip “Rheinmetall” të dhuruar nga Gjermania në vlerë prej 2.7 milionë eurosh.

Kamionët shumë funksionalë do të ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe operacionale të FSK-së.

“Mbështetja me automjete ushtarake për Forcën e Sigurisë së Kosovës është vetëm njëra nga fushat që Gjermania kontribuon ndjeshëm për mbrojtën dhe sigurinë e vendit tonë”, tha Maqedonci.

Ushtarakët pranuan çelësat nga ambasadori gjerman Jorn Rohde, i cili ishte i pari bashkë me ministrin Maqedonci që i provuan mjetet.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu për të dorëzuar këtë donacion i cili ka për qëllim të mbështesë aftësinë operacionale për kompaninë e transportit të regjimentit të logjistikës”, deklaroi ambasadori gjerman.

Përpos donacionit, Kosova ka vendosur të blejë me buxhetin e saj edhe 10 kamionë të tillë duke e çuar në 15 numrin e tyre.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli