Ndërprerja e fondeve nga SHBA, BE konfirmon: Nuk rrezikohet puna e Gjykatës Speciale

Nga A2 CNN
31 Janar 2025, 20:23 | Aktualitet

Bashkimi Europian konfirmon se funksionimi i Gjykatës Speciale në Hagë nuk rrezikohet, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ndërprerje të financimeve për vendet e huaja.

BE-ja thotë për Radio Televizionin e Kosovës se Shtetet e Bashkuara nuk kontribuojnë financiarisht për këtë institucion.

“Shpenzimet rrjedhëse të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar mbulohen nga Bashkimi Europian, sipas buxhetit të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. SHBA-të nuk po kontribuojnë në kostot e funksionimit të këtij institucioni”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga selia e Komisionit Europian për RTK.

Sipas raportimeve, buxheti vjetor i Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë shkon në thuajse 100 milionë euro. Përveç Bashkimit Europian, këtë shumë e plotësojnë dhe disa donacione nga vende të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos