Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe parandalimi i sulmeve hibride përbëjnë sfida reale për stabilitetin e sigurisë kombëtare të Kosovës. Kështu vlerësojnë ekspertët e sigurisë.
Hulumtuesi në Institutin për Studime të Luftës Hibride, OCTOPUS, Gurakuq Kuqi, thekson se qëllimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, është që të zhvendosë problemet e tij për në Kosovë.
Kurse sa i përket formave të cilat janë duke u përdorur nga Serbia dhe Rusia ndaj sigurisë së Kosovës, Kuçi thotë se një rol të madh luan Lista Serbe.
Një formë tjetër e luftës hibride është përdorimi i mediave dhe rrjeteve sociale për fushata dezinformimi.
Studime të ndryshme kanë vërtetuar se Serbia po bën luftë hibride kundër Kosovës, në një formë të ngjashme siç ka bërë dhe bën Rusia ndaj Ukrainës dhe vendeve të tjera si Gjeorgjia apo Moldavia. (A2 Televizion)