Policia e quan provokim, xhandarmëria serbe kaloi kufirin dhe hyri në Kosovë në Merdarë

Nga Xhevahir Qardaku
15 Tetor 2024, 17:40 | Aktualitet

Policia e Kosovës ka denoncuar një provokim të rëndë nga Serbia. Sipas një njoftimi, gjatë të hënës, rreth orës 18:20, tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdarë është pikasur një veturë që dyshohet të jetë e xhandarmërisë serbe.

“Sipas informacioneve nga kompetentët aty shiheshin 4 (katër) pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të cilët kanë qëndruar rreth 10 (dhjetë) minuta tek hyrja e objektit te pala serbe. Të njëjtit janë larguar duke shkelur vijën ndarëse kufitare që në fakt përbën shkelje të marrëveshjes për IBM-në, dhe ka për qëllim provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror.”

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës kërkon nga autoritetet relevante ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit dhe respektimin reciprok të marrëveshjeve qe ndërlidhen  me menaxhimin e integruar kufitar dhe me sigurinë në përgjithësi. Gjithashtu policia njofton se po kryen detyrat e saj ligjore në funksion të ruajtjes së qetësisë, stabilitetit dhe menaxhimin e kufijve, me synimin dhe përkushtimin për të ruajtur sovranitetin. “Do të reagojmë me profesionalizëm ndaj çdo akti kundërligjor, kundër kushtetues apo që cenon marrëveshjet ndërkombëtare për menaxhim kufitar”, përfundon njoftimi i policisë së Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos