Tjetër provokim nga Serbia, xhandarët serbë hyjnë në Kosovë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2024, 07:18 | Aktualitet

Tjetër provokim nga Serbia, xhandarët serbë hyjnë në

Policia e Kosovës ka raportuar për një tjetër provokim këtë herë nga xhandarmëria e Serbisë.

Rreth orës 18:20, pranë stacionit policor kufitar në Merdar, është pikasur një makinë me targa serbe, e cila dyshohej të jatë në pronësi të xhandarmërisë serbe.

Sipas Policisë, brenda kësaj veture gjendeshin katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, të cilët qëndruan për rreth 10 minuta pranë hyrjes së objektit.

“Pasi qëndruan në këtë zonë, pjesëtarët e xhandarmërisë serbe u larguan duke shkelur vijën ndarëse kufitare, një veprim që përbën shkelje të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit”, njofton policia.

Policia e Kosovës kërkon nga autoritetet ndërkombëtare që të ndërhyjnë dhe të ndërmarrin masa të nevojshme për të ruajtur stabilitetin dhe për të siguruar respektimin e marrëveshjeve që lidhen me menaxhimin e integruar të kufirit dhe sigurinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos