“Serbia mbetet burimi kryesor dhe i vetëm i destabilizimit në rajonin tonë. Në veçanti në raport me Kosovën, të cilën po vazhdon me e trajtu dhe e kundërshtu në çdo aspekt si bota serbe e tij apo hegjemonizmi serb që ne e lexojmë. Nuk ka ndodhur asgjë e re, vetëm se ky sulm i dytë i ngjan atij të Banjskës të vitit të kaluar. Serbia është burim i destabilizimit dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë”.
Kështu u shpreh në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN nënkryetar i LDK, Lutfi Haziri. Ai tha më tej se policia e Kosovës ka treguar profesionalizëm dhe shtatorin e kaluar ka parandaluar kërcënimin më të madh terrorist në rajon. Megjithatë, Haziri pati kritika për Albin Kurtin, veçanërisht për koordinimin me ndërkombëtarët.
“Mund të ketë edhe targete të tjera sepse këto vite Serbia e ka kundërshtuar Kosovës, ndërsa tani synon destabilizimin, ndërsa me europianët Vuçiç sillet si një faktor stabiliteti. Natën prish punë dhe ditën sillet si paqësore.
Ne e kemi dëshmuar se Serbia nuk mund ta destabilizojë Kosovës. Kjo ndodhi një vit më parë në Banjskë, ku njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë parandaluar dhe eliminuar kërcënimin më të madh terrorist në rajon.
Megjithatë, një koordinim më i madh me NATO-n dhe SHBA ka munguar këto vite për shkak të mendësisë së Kurit dhe është inkurajuar Vuçiç”, tha Haziri në “Off the Record”. (A2 Televizion)