Samiti i Bërdo-Brionit, "Ballkanit Perëndimor i intereson stabiliteti afatgjatë"

Nga Erjon Dervishi
8 Tetor 2024, 23:19 | Aktualitet

Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ky është mesazhi i përbashkët i presidentëve të shteteve të rajonit në Samitin e Bërdo-Brionit, që u zhvillua në Tivar të Malit të Zi.

Mikpritësi i samitit, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, tha për media se stabiliteti afatgjatë i rajonit nënkupton edhe marrëdhënie të mira fqinjësore.

Presidenti i Shqipërinë, Bajram Begaj, theksoi se BE-ja duhet të jetë proaktive në adresimin e nevojave dhe sfidave specifike të Ballkanit Perëndimor. Kjo përfshin përshpejtimin e projekteve infrastrukturore që lidhin rajonin më ngushtë me pjesën tjetër të Evropës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vendi që udhëheq ajo vazhdon të jetë i përkushtuar për bashkëpunim rajonal, “të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithë përfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos