“Lista Srpska” e ruan ndikim tek serbët në veri, sepse atje ka vetëm punë të ofruara nga Serbia dhe organet e saja paralele. Të gjithë ata që punojnë janë të punësuar me kontratë pune, d.m.th kontratë për angazhim të veçantë, ku një nga pikat e kontratës është që i detyron ata të ndihmojnë popullatën në veri të Kosovës.
Megjithatë, frika që bllokonte njerëzit më parë është zhdukur. Një plan ekonomik për atë pjesë të vendit është çelësi i një zgjidhje që të mund të ndërpritet politika shantazhuese e Beogradit ndaj qytetarëve që jetojnë në veri.
Kurse analisti i çështjeve ekonomike, Zekeri Shabani, thotë për A2CNN se pas vendosjes së qetësisë dhe sigurisë në veri, duhet një plan i qartë zhvillimor.
Shabani thekson se paratë nuk i kanë para si zgjidhje për stabilizim e qytetarëve serb, por kontrata pune nga institucionet si arsimi shëndetësia dhe administrata. Për një zhvillim ekonomik të shpejtë në veri, ai vlerëson se një konferencë donatorësh ka rëndësi të madhe që të realizohet.
Veriu i Kosovës në shumë aspekte i ngjan Gjermanisë Lindore, të pasluftës së dytë botërore, në veçanti në aspektin ekonomik, theksojnë ekspertët dhe analistët. (A2 Televizion)