Serbët sfidojnë Vuçiçin në veri, mbi 1,8 milionë qytetarë të regjistruar në censin e Kosovës

Nga A2 CNN
20 Maj 2024, 20:28 | Aktualitet

Ka nisur java e fundit e procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovës.

Zëdhënësja e Agjencisë së Statistikave, Hazbije Qiriqi konfirmoi për A2 CNN se deri tani janë regjistruar mbi 1 milion e 800 mijë qytetarë. Gjithashtu, serbët në veri po sfidojnë Listën Serbe dhe kërcënimet e zyrtarëve të saj dhe po marrin pjesë në censin që përfundon më 24.  

“Në javën e fundit, kryeshefi ekzekutiv dha një shifër prej 1 milionë e 440 mijë qytetarësh që janë regjistruar brenda Kosovës dhe mbi 400 mijë qytetarë që janë regjistruar jashtë vendit. Ne, shifra të tjera nuk mund të japim aktualisht, por po presim që të përfundojë kjo javë dhe brenda 3 muajsh të shfaqim rezultatet paraprake.

Edhe në veri të vendit, në dallim nga viti 2011 regjistrimi është bërë, procesi ka ecur”, shprehet Qiriqi.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi