“Situata në Ballkan po përkeqësohet”, Rusia: Fajin e kanë SHBA dhe BE, po i bëjnë presion Serbisë

Nga Rosalba Bejdo
24 Janar 2025, 20:04 | Aktualitet
 

Teksa Perëndimi sheh Rusinë si faktorin destabilizues në Ballkan, Moska pretendon se situata në këtë rajon po përkeqësohet si pasojë e politikave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve të BE-së. Këtë e thotë zv.ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Aleksandër Grusko, transmeton A2 CNN.

“Situata në Ballkan është duke u përkeqësuar si rezultat i politikës së llogaritur të vendeve të NATO-s, BE-së dhe SHBA-së, dhe bazohet në presionin e vazhdueshëm ndaj Serbisë Për këtë përdoret çdo mjet, duke përfshirë edhe minimi i stabilitetit të brendshëm”, tha ai në kanalin televiziv “Rusia 24", raporton A2 CNN.

Sipas tij, ka përpjekje të dukshme për të destabilizuar situatën në Kosovë me "mbështetje nga jashtë".

Ai shtoi se BE-ja vazhdimisht po i bën presion Serbisë që t'i bashkohet sanksioneve anti-ruse dhe të njohë pavarësinë e Kosovës.

"Kështu sillen ndaj shteteve të pavarura, edhe pse thonë pafund se respektojnë lirinë e zgjedhjes. Të njëjtën situatë e shohim edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, ku ata ushtrojnë presion flagrant mbi Republikën Srpska, duke u përpjekur t'i privojnë serbët nga të drejtat e tyre ”, ishin fjalët e Grushkos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos