"Situata në veri, e paqëndrueshme", shefi i ushtrisë serbe me kreun e KFOR: Prishtina po provokon

Nga A2 CNN
2 Tetor 2024, 20:33 | Aktualitet

Situata e sigurisë në veriun e Kosovës është e paqëndrueshme dhe e brishtë. Kështu vlerësoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsilloviç, në një bisedë me komandantin në largim të KFOR-it, gjeneralmajor turk Ozkan Ulutash, shkruan A2 CNN.

Kreu i ushtrisë serbe thotë se një situatë e tillë është rezultat i lëvizjeve të njëanshme dhe “provokuese” të pushtetit në Prishtinë, qëllimi përfundimtar i të cilave, siç thotë, është ndryshimi i strukturës etnike në veri të Kosovës.

Ndërkohë, KFOR tha në një deklaratë se gjatë takimit u ritheksua rëndësia e mbajtjes së komunikimit dhe dialogut të hapur. 

Gjenerali turk përfundon javën e ardhshme angazhimin e tij 1-vjeçar si komandant i KFOR-it dhe do të zëvendësohet nga gjeneralmajori italian Enrico Barduani, i cili do të marrë detyrën më 11 tetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos