Zgjedhjet në Kosovë, shoqërohen në polici 8 persona

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2025, 21:49 | Aktualitet

Zgjedhjet në Kosovë, shoqërohen në polici 8 persona

Prokuroria e Shtetit në Kosovë bëri të ditur se, ditën e zgjedhjeve, janë ndaluar 8 persona për vepra penale kundër të drejtave të votimit.

"Gjatë ditës së sotme, Prokurori i Shtetit ka pranuar disa informata dhe pas verifikimit të tyre deri në mbyllje të procesit të votimit, janë hapur katër raste kundër tetë personave, kurse informatat tjera janë duke u trajtuar", thuhet në njoftimin për mediat.

Policia e Kosovës tha më herët se procesi zgjedhor kaloi i qetë dhe pa incidente serioze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos