Sondazh: Ku do e kaloni natën e ndërrimit të viteve?
  • Famije 78%
  • Restorant/bare 7%
  • Jashtë vendit 16%

Arrestohet në Kosovë, jordanezi i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2023, 11:51 | Kosova

Arrestohet në Kosovë, jordanezi i shpallur në kërkim

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një shtetas jordanez të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.

Personi është arrestuar në një hotel në Prishtinë teksa iu sekuestruan dokumente jordaneze e gjermane, por me identitet të ndryshëm, përfshirë moshën.

Në njoftim thuhet se hetuesit policorë e kanë shoqëruar të dyshuarin në polici dhe kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Gjermani.

Ditari A2 CNN