Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Asociacioni, opozita: Kurti të japë llogari mbi atë që ka pranuar

Nga A2 CNN
30 Tetor 2023, 16:34 | Kosova

Me ftesë të partive opozitare, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të raportojë më 3 nëntor para Kuvendit për dialogun me Serbinë, kryesisht për draft-statutin e propozuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, shefat e Grupeve Parlamentare të subjekteve opozitare, PDK, LDK dhe AAK thanë se Kurti e ka detyrim ligjor të raportojë pas takimeve që ka zhvilluar në Bruksel më 26 tetor me krerët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar, PDK, tha: “Kurti ka deklaruar se drafti i propozuar për Asociacionin është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Dokumenti nuk është bërë publik, me kërkesë të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë”.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, tha se në të kaluarën ka pasur kërkesa të tilla për mospublikimin e dokumenteve, por pret që Kurti të vijë në Kuvend së bashku me dokumentin për Asociacionin, të cilin ka pranuar.

Propozimi, që sipas BE-së është një model evropian për statutin e Asociacionit, u është prezantuar Kosovës dhe Serbisë gjatë vizitës më 21 tetor në këto dy shtete të përfaqësuesve të BE-së, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani