Presidentja e Komisionit Evropian sot në Prishtinë, takime me Osmanin e Kurtin

Nga A2 CNN
30 Tetor 2023, 08:08 | Kosova
Presidentja e Komisionit Evropian sot në Prishtinë, takime me Osmanin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të takohet sot (30 tetor) në Kosovë, me Kreun e Shtetit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Takimi me presidenten Vjosa Osmani do të nis në orën 13:15 dhe më pas do të zhvillojnë një konferencë për media, ndërsa takimi me kryeministrin Albin Kurti do të zhillohet rreth orës 14:40.

Ursula von der Leyen nisi vizitën e saj katërditore në Ballkanin Perëndimor të dielën dhe ndalesën e parë e kishte në Maqedoninë e Veriut. Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, ajo do të udhëtojë drejt Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Vizita vjen pas takimeve që Von der Leyen pati në Shqipëri, në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos