“Kosova të bëjë asociacionin”, liderët e BE i kërkojnë Serbisë të njohë Kosovën defakto

Nga Xhevahir Qardaku
27 Tetor 2023, 19:23 | Kosova

“Kosova të bëjë asociacionin”, liderët e BE i

Liderët kryesorë të Bashkimit Evropian i kanë kërkuar zyrtarisht Serbisë që të bëjë njohjen defakto të Kosovës.

Përmes një deklarate të përbashkët, Macron, Scholz, Michel dhe Meloni theksojnë kjo do të ndihmojë në ecjen përpara me zbatimin e marrëveshjes së normalizimit.

Detyra e të mëdhenjve për Kosovës është që të nisë procedurën për formimin e asociacionin me statutin e ri evropian.

“Fokusi tani duhet të jetë në avancimin e zbatimit të plotë të marrëveshjes për normalizim, pa parakushte apo vonesa”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa në konkluzionet e samitit, Këshilli Evropian kërkon që autorët e sulmit në Banjskë të vihen përpara drejtësisë, duke i kërkuar Serbisë bashkëpunim.

“Dështimi për të ulur tensionet do të ketë pasoja”, paralajmëron BE.

Në përmbyllje të samitit, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, shpjegoi dhe arsyen e dështimit të negociatave të liderëve kryesorë të bllokut me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos