Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Tryeza e dialogut në Bruksel, Vuçiç refuzon sërish marrëveshjen. Kurti: Kosova, gati ta firmosë

Nga A2 CNN
26 Tetor 2023, 20:40 | Kosova
Tryeza e dialogut në Bruksel, Vuçiç refuzon sërish
Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

“Jemi gati ta firmosim marrëveshjen e dakordësuar në Bruksel e Ohër”. Me këtë qasje Albin Kurti u paraqit në tryezën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të dakordësuar nga krerët e shteteve më të fuqishme të Bashkimit Europian, por që hasi bllokadën e Aleksandër Vuçiç, i cili është shprehur se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB.

Zyra e shtypit e kryeministrit kosovar bën me dije se krahas refuzimit, Vuçiç kishte paraqitur një aneks tjetër të marrëveshjes që, sipas Kurtit, zhbën tri parimet bazë të aktit të dakordësuar më parë.

Në fund të takimit, Kurti është shprehur se “pranimi nënkupton nënshkrim dhe vetëm nënshkrimi nënkupton pranimin dhe garanton zbatimin”. Mes kësaj bllokade, kryeministri kosovar ka kërkuar nga krerët e BE-së që t’i japin Kosovës statusin e vendit kandidat nën argumentin se shteti më i ri në Europë ka treguar pjekuri demokratike dhe ekonomike. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani