Priten konkluzionet e liderëve, Këshilli i BE-së diskuton edhe sot për tensionet Kosovë-Serbi

Nga A2 CNN
27 Tetor 2023, 13:48 | Kosova

Priten konkluzionet e liderëve, Këshilli i BE-së diskuton edhe

Këshilli Europian po diskuton edhe sot lidhur me tensionet e forta mes Kosovës dhe Serbisë. Pritet që liderët e vendeve anëtare dhe udhëheqësit të përpilojnë dhe publikojnë konkluzionet për këtë çështje. Këshilli i Bashkimit Europian do të nxjerrë rekomandimet për Prishtinën dhe Beogradin me thirrjen kryesore që do të jetë për kthimin e palëve në dialogun e lehtësuar nga Brukseli.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, konfirmoi se në tryezë do të flitet për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë këtu edhe çështjen e zgjerimit. Ndërsa më herët në një konferencë për shtyp, tha se BE-ja e mbështet normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe uljen e tensioneve.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nënvizoi se një vendim për masat ndaj Serbisë do të merret vetëm pas përfundimit të hetimeve për sulmin terrorist të Banjskës në Kosovë. Por nuk qartësoi se kur mund të hiqen masat në fuqi ndaj Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos