EULEX i shkon në shtëpi ish-shefit të Inteligjencës së Kosovës, kontrolle edhe në banesën e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit

Nga A2 CNN
30 Tetor 2023, 10:15 | Kosova
EULEX i shkon në shtëpi ish-shefit të Inteligjencës së
Pamje nga aksioni i EULEX

Një makinë e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e ish-shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Bashkim Smaka. Ka qenë avokati Artan Qerkini, i cili ka konfirmuar bastisjen, por ende nuk dihet arsyeja e kontrolleve.

“Është duke ndodhur një bastisje, por asnjë informacion tjetër nuk mund të ndajë për momentin”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Gjykata Speciale është duke kryer bastisje në banesën e Blerim Shalës, i cili ka qenë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, e ka cilësuar këtë spektakël të radhës nga Gjykata Speciale.

“Batisjet e Speciales, spektakël i radhës. Kinse po bëjmë e po gjejmë diçka!”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se muaj më parë, Gjykata Speciale kishte bastisur edhe banesën e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Behramaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos