Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 0%
  • Mungesa e kohës 100%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 0%

“Duhet të bashkëpunojmë me aleatët”, Osmani: Plan tranzicioni për dinarin, SHBA s’po kërkon shkeljen e Kushtetutës

Nga Rosalba Bejdo
19 Shkurt 2024, 19:45 | Ekonomi

Në një kohë kur lidhjet e Kosovës me SHBA dhe BE po lëkunden për shkak të vendosmërisë për të mos u tërhequr nga vendimi për dinarin, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani inkurajon të gjitha institucionet në vend për bashkëpunim me aleatët.

Pas ceremonisë së organizuar pranë shtatores së presidentit Clinton në Prishtinë ku u shënua dita e presidentit amerikan, Osmani tha se po zhvillohen diskutime mbi një plan tranzicioni për vendimin lidhur me dinarin qe merr parasysh të gjitha shqetësimet. Sipas saj aleatët nuk po kërkojnë që të mos respektohet Kushtetuta.

Çështja nuk është tek dinari, SHBA-të dhe as aleatët tanë të tjerë nuk po kërkojnë që ne ta mbajmë dinarin, dhe nuk do duhej të krijohej një përshtypje që dikush po kërkon prej nesh që mos ta respektojmë Kushtetutën tonë, sepse nuk është e vërtetë. Pra, kemi një mirëkuptim të plotë, dhe qëllim të përbashkët me aleatët tanë, në veçanti me SHBA-të që Kushtetuta jonë të respektohet në plotni. E tëra që është duke u diskutuar është një plan tranzicioni për zbatimin e rregullores së BQK-së.

Osmani tha se si presidente e vendit ka inkurajuar vazhdimisht të gjitha institucionet që bashkëpunimin me aleatët të kenë në maksimum.

Sikurse edhe çdo herë tjetër bashkëpunimi me aleatët tanë asnjëherë nuk e çon Kosovën në rrugë të gabuar.

Sakaq, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier u kujdes të theksonte lidhjet e forta ma Kosovën, pak ditë pasi paralajmëroi se refuzimi i autoriteteve për të përmbushur kërkesat e ndërkombëtarëve për dinarin do të cenonte partneritetin me SHBA.

Jam krenar që bashkohem me homologët e mi anembanë botës dhe i bëj homazhe detyrës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe të njoh lidhjen e fortë të SHBA-së me popullin e Kosovës siç mishërohet kaq qartë nga kjo statujë e Presidentit Clinton. Siç theksoi me të drejtë presidenti Osmani, përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Kosovës i paraprin Presidentit Clinton dhe vazhdon pas Presidentit Klinton, dhe unë vetë mund t'iu tregoj për gjërat që unë kam parë Presidentin Bush, Presidentin Obama, Presidentin Biden dhe Presidentin Trump, të bëjnë për Kosovën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi