Rritje ekonomike prej 4.3 %, Guvernatori Ismaili: Në shkurt hapim bankë të re në Veri

Nga Tomorr Avdia
26 Dhjetor 2024, 20:11 | Ekonomi

Kosova do ta mbyllë vitin me një rritje ekonomike prej 4.3 përqind. Këtë e tha Guvernatori i Bankës Qendrore, Ahmet Ismaili, gjatë një konference për shtyp.

Sipas tij inflacioni ishte stabilizuar, duke arritur në shkallën e 1.7 përqind. Po ashtu ai nënvizoi se remitancat e pranuara deri në fund të vitit pritet të arrijnë vlerën prej 1.36 miliard euro duke shënuar rritje vjetore prej 1.9 për qind.

Shtrirja e sovranitetit financiar në veri ka ngjallur shumë debate gjatë fillimit të vitit për zbatimin e rregullores së BQK-së. I pyetur nga A2CNN a po zbatohet rregullorja dhe a do te ketë disiplinim të plotë  financiar në veri, Guvernatori tha se së paku 30 pika bankare do të hapen atje duke filluar nga muaji shkurt. 

Sa i përket investimeve të huaja, Ismaili tha se klima gjeopolitike dhe ajo e sigurisë ka ndikuat direkt. Edhe pse vlerësohet se ka një rritje në krahasim me vitin 2023, trendi nuk është shumë optimist për vitet në vazhdim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos