Kosova është gati për NATO! "Serbia me ushtri agresive e pushtuese, jashtë konceptit të Aleancës"

Nga Tomorr Avdia
21 Mars 2024, 20:59 | Kosova

Ushtria e Kosovës i përmbush kriteret për anëtarësim në NATO, sipas ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Për herë të parë ai tha se presin që Kosova të jetë anëtare e plotë, në një kohë të përshtatshme.

Analistët thonë se anëtarësimi i Kosovës në aleancë do të rriste sigurinë për qytetarët por edhe të gjithë rajonin, e megjithatë sipas tyre përkushtimi ndaj sigurisë në Kosovë ka një kosto për NATO.

Fakti që disa anëtarë të NATO-s nuk e njohin Kosovën, shihet si një pengesë për anëtarësimin nga ish-ministri i Brendshëm dhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Euro-atlantike, Bejtush Gashi i cili thotë për A2CNN, se duhet të intensifikohet lobimi politik dhe diplomatik për të përshpejtuar procesin. 

Duke ju referuar deklaratës së ambasadorit amerikan në serbi Christofer Hill, se Beogradi është më pranë anëtarësimit se Prishtina, ai tha se ndërsa ushtria e Kosovës i ka përmbushur shumicën e kritereve, ajo e Serbisë ka strukturë jashtë koncepteve të NAto-s.

Edhe anëtari i komisioni të sigurisë në Kuvendin e Kosovë nga VV-ja, Enveri Dugolli kundërshtoi krahasimet mes Prishtinës dhe Beogradit, ne rrugën  drejt NATO-s, dhe tha se Serbia nuk dëshiron të jetë pjesë e aleancës perëndimore pasi e ka një te tillë me Rusinë.

Sipas tij, qeveria është angazhuar fuqishëm për të avancuar në siguri duke ndarë një buxhet prej 3 per qind të prodhimit të brendshëm bruto, për ushtrinë.

Kosova bashkëpunon prej kohësh me aleatët euro-atlantikë, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë dhe ka marrë trajnime të ndryshme.

E megjithëse gjasat për anëtarësim të shpejtë nuk duken të jenë mëdha mbetet për t’u parë nëse ka vullnet ndërkombëtar për ta parë Kosovën në NATO. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos