Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

“Do të dalë i humbur, si në ‘99”, presidentja e Kosovës reagon ndaj kërcënimeve të Vuçiç

Nga A2 CNN
19 Mars 2024, 20:46 | Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë reagimin e saj të parë pas kërcënimeve me luftë të lëshuara nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Duke folur për median Telegrafi, ajo theksoi se kjo është vazhdimësi e deklaratave të shumta kërcënuese se do ta sulmojë Kosovën.

“Njësoj si edhe në të kaluarën ai duhet ta dijë se do të dalë i dështuar, sepse të gjitha përpjekjet e Serbisë nga viti 1998-99 e tutje që ta pushtojë Kosovën dhe ta kenë territorin e Kosovës kanë dështuar”, u shpreh presidentja Osmani.

Ajo shtoi se dështimi i Serbisë ka ardhur nga sakrifica e madhe e popullit të Kosovës në luftën çlirimtare dhe nga miqtë e Kosovës që kanë mbrojtur vlerat e lirisë dhe demokracisë. Zonja Osmani nënvizoi mes tjerash për Telegrafin, se Kosova është me fat që ka mbështetje nga aleatët e saj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli