Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 0%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 0%

"Zëvendësojnë policinë lokale,” karabinierët moldavë me mision në Kosovë: Të ruajmë paqen!

Nga Xhevahir Qardaku
19 Mars 2024, 20:14 | Kosova

"Zëvendësojnë policinë lokale,” karabinierët

Moldavia po shqyrton mundësinë e dërgimit të një kontigjenti me karabinjerë në Kosovë, siç thuhet, për të ruajtur paqen.

Ministria e Brendshme e këtij vendi bëri të ditur se po përgatit një plan për vendosjen e tyre në zonën e Mitrovicës.

Sipas autoriteteve moldave, në përputhje me mandatin e misionit, forcat e dërguara nga Moldavia në Kosovë veprojnë për të forcuar ose zëvendësuar forcat policore lokale, kryejnë misione për ruajtjen, sigurimin dhe rivendosjen e rendit publik, kryejnë operacione policore për stabilitet dhe qetësim të situatës dhe të ndërhyjnë në trazira të ndryshme në grumbullimet masive.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi