KQZ ka nisur me përgatitjet, Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Nga Tomorr Avdia
15 Mars 2024, 20:16 | Kosova

Në Kosovë gjithnjë e më shumë po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Madje edhe nga vetë partia në pushtet, edhe pse zyrtarisht, askush nuk përmend se pse lind nevoja për një votim të ri, kur qeverisë Kurti i kanë mbetur pak muaj nga mandati aktual.

Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë thënë në disa raste se “është mirë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme”. Një pyetje të tillë e ka drejtuar sot anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, i cili kërkoi informacione nëse po bëhën përgatitje të tilla, për zgjedhje të parakohshme.

Kolegu i tij nga Vetëvendosje, Alban Krasniqi, thekson se ka planifikim të buxhetit për këtë vit, duke sqaruar se KQZ-ja, përveç parave është duke përgatitur dhe stafin.

Kurse anëtari tjetër i KQZ-së, nga radhët e PDK-së, Arjanit Elshani,  duke iu drejtuar kryetarit Radoniqi, tha se zgjedhje të parakohshëm do të ketë.

Në rrethanat aktuale politike, partitë opozitare nuk kanë fuqi numerike për të iniciuar shkarkimin e Qeverisë e rrjedhimisht, as ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, por për zgjedhjet e parakohshme, shkaktare mund të jetë vetë Qeveria e Kosovës, e cila përballet me presion ndërkombëtar për veprime konkrete lidhur me Asociacionin, dinarin dhe zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli