Operacioni në veri të Kosovës, sekuestrohet 1,6 milionë euro e 74 milionë dinarë

Nga Ideal Gola
20 Maj 2024, 22:02 | Kronikë

Operacioni në veri të Kosovës, sekuestrohet 1,6 milionë euro

Operacioni policor i realizuar sot në veri të Kosovës, ku u mbyllën gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme  materiale siç janë;

Rreth 1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinarë, Rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollarë amerikanë, rreth 40 dollarë australianë, dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin.

Gjashtë filiale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’ në veri të vendit janë mbyllur dhe në objektet e tyre janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre, përderisa të gjitha veprimet e mëtejme policore do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Pas operacionit policor pati reagime të ashpra nga Serbia. Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, e cilësoi aksionin si “akt barbar që drejtpërdrejt kërcënon mbijetesën e popullit serb” në Kosovë.

“Kujt dhe pse po iu pengon Banka Postare Kursimore? Për shkak të çekut. Serbët në Kosovë janë komuniteti i vetëm në Evropë që nuk mund të operojnë normalisht. A kanë të drejtë ata që të kenë paga dhe pensione? Apo asgjë nuk u lejohet”, tha Vuçeviç, sipas një njoftimi të Qeverisë serbe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos