Eksplozivi në makinën e reperit kosovar, policia arreston dy të dyshuar

Nga A2 CNN
20 Maj 2024, 20:10 | Kronikë

Eksplozivi në makinën e reperit kosovar, policia arreston dy të

Policia e Kosovës bën me dije se ka vënë në pranga 2 persona në lidhje me eksplozivin që shpërtheu pak ditë më parë në makinën e muzikantit, Agon Abdullahu, i njohur ndryshe me emrin Noga.

Identiteti i personave të arrestuar nuk bëhet me dije, teksa vijojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Më 12 prill, një sasi eksplozivi shpërtheu në makinën e reperit Noga teksa ajo ishte e parkuar në Lagjen e Universitetit në Prishtinë, afër Fakultetit Teknik.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos