Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Shembet çatia e Komunës së Prishtinës, lëndohet rëndë një 23-vjeçare

Nga Tomorr Avdia
18 Janar 2024, 15:49 | Kronikë

Sot rreth orës 13:00 të mesditës ka rënë çatia e objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria”. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar Policia e Kosovës, zjarrfikësit ndërsa ka pasur edhe ekipe të autoambulancës, si dhe zyrtaren komunalë.

Një 23-vjeçare ka mbetur e lënduar nga rënia e çatisë. Gjendja e të lënduarës është e qëndrueshme, por ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK, Shpend Fazliu, sipas të cilit, ekipi emergjent dhe ai klinikave diagnostike ka kryer disa nga ekzaminimet e nevojshme dhe pacientja do të jetë në mbikëqyrje mjekësore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu