“Loja e ndërprerë”, lufta në sytë e atyre që e jetuan si fëmijë

Nga Ideal Gola
23 Janar 2025, 20:40 | Kulturë

Muzeu i Fëmijë vetë Luftës është hapësira më e re në Prishtinë që i dedikohet ngjarjeve të para26 viteve e që ka për qëllim të dokumentojë dhe të prezantojë para publikut kosovarë dhe me gjerë përvojat e fëmijëve gjatë luftës në Kosovë. Ky muze, që për nga natyra është i pari i këtij lloji në Kosovë, u hap me iniciativën e organizatës Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS).

“Ky muze është një nismë shumë e rëndësishme e kujtesës në Kosovë për shkak se nxjerr në pah një perspektivë ndryshe, një aspekt ndryshe dhe një fytyrë tjetër të luftës ashtu qysh shihet prej syve të fëmijëve”, tha drejtoresha e YIHR KS, Marigona Shabiu.

Puna deri në hapjen e muzeut ka zgjatur pesë vite dhe puna më e madhe është kryer në terren në të gjithë vendin në mbledhjen e historive të personave që në kohën e luftës ishin fëmijë.

“Shumica e personave që i kemi intervistuar kanë treguar qysh shumicën e kohës janë bombarduar duke luajtur, ose kanë qenë duke luajtur nëpër traktorë gjatë ikjes ose nëpër linja të gjata nëpër kolona para kufijve të ndryshëm”, tha drejtoresha e muzeut, Bjeshkë Guri.

Muzeu është hapur me ekspozitën e parë “Loja e ndërprerë” ku prezantohen rrëfime personale të fëmijëve të shoqëruara me artefakte dhe instilacione.

“Ne kemi dashur ta shtojmë në këtë mozaikun e kujtesës kolektive në Kosovë një muzetë tillë i cili provon të dokumentojë përvojat e të mbijetuarve në luftë dhe më specifikisht duke u fokusuar në përvojat e fëmijëve”.

Tendat konsiderohen si simbol i kujtesës kolektive të shumë personave që ishin fëmijë gjatë luftës në Kosovë.

Shumë kujtime i referohen qëndrimit në tenda sidomos në ato që ishin pjesë e kampeve të refugjatëve si pasojë e zhvendosjes së dhunshme. 

“E kemi një tendë që kemi dashur të simulojmë përvojën e të qenurit refugjatë dhe brenda gjendet një televizion i vjetër dhe aty shfaqen pamje prej një dokumentari që e kemi marr në arkivën e RTK-së që e shfaq jetën brenda këtyre kampeve të refugjatëve”, tha drejtoresha e muzeut, Bjeshkë Guri.

Ashtu sikurse jetesa në tenda, edhe mbulimi i dritareve të shtëpive me batanije ka qenë një nga dëshmitë e shumta.

“Gjendet edhe një dritare e mbuluar me batanije dhe prej dritares vjen një tregim i Trëndelinë Bucollit e cila tregon përvojën e saj se qysh para se me ra nata i kanë mbuluar dritaret për t’u fshehur prej ushtrisë [serbe] që mos ta pësojnë.”

Përpos rrëfimeve që mund të dëgjohen e të shihen ka edhe shumë objekte personale, si lodra apo kukulla, të cilët fëmijët i kishin mbajtur me vete. Po ashtu, aty janë shfaqur fotografi e vizatime të ndryshme si dhe veshje të personave që i kishin pasur me vete.

Muzeu i Fëmijëve të Luftës, që është një muze alternative, që bazohet në përvojat personale është në zhvillim e sipër pasi intervistimi është duke vijuar për ta pasuruar atë. Organizata shpreson në një bashkëpunim më të mirë me institucionet për t’i gjetur shtëpinë e përhershme këtij muzeu.

“Muzeu është një nismë për të promovuar pajtimin, për të promovuar paqen si dhe për të edukuar gjeneratat e reja, sidomos këto gjenerata që kanë lindur pas luftës për tmerret që i përjetojnë fëmijët mirëpo një shoqëri e tërë nga dhuna e shtypja e luftës."

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë mbi 1 fëmijë, ndërsa 109 konsiderohen ende të zhdukur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos