Mungonin deputetë, shtyhet seanca për punën trevjeçare të qeverisë Kurti

Nga Ideal Gola
24 Maj 2024, 14:10 | Kosova

Mungonin deputetë, shtyhet seanca për punën trevjeçare

Seanca e Kuvendit të Kosovës për të diskutuar punën trevjeçare të qeverisë është shtyrë për shkak të mungesës së deputetëve.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që kishte inicuar debatin, tha se kishin renë dakord për te shtyrë seancën edhe me grupet e tjera parlamentare.

Të pranishëm në sallë në momentin kur u njoftua për shtyrjen ishin 40 deputetë. I pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Kryesia e Kuvendit do të vendosë një datë te re për mbajtjen e kësaj seance. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos