Ndërron jetë foshnja në Kosovë, babai denoncon neglizhencën e mjekëve në polici

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2023, 10:33 | Kronikë

Ndërron jetë foshnja në Kosovë, babai denoncon

Mediat kosovare njoftojnë se, një foshnjë ka ndërruar jetë në QKUK. Ishte një qytetar që denoncoi në polici vdekjen e foshnjës, pasi dërgoi bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë. 

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 14:30, në QKUK. Menjëherë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Ndërkaq, rasti është cilësuar si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos